Liderët dhe ministrat e 20 shteteve më të zhvilluara në botë do të takohen për të diskutuar propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndarë fonde për Afganistanin me qëllim të zbutjes së katastrofës së përkeqësuar humanitare.
Do të jetë kjo hera e parë që shtetet më të pasura të botës do të diskutojnë për pasojat e tërheqjes amerikane nga Afganistanit dhe pas kthimit të kontrollit taleban më 15 gusht. Afganistani kishte varësi prej 75 për qind nga ndihmat e huaja para kthimit të talebanëve në pushtet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë fondet afgane që ruheshin jashtë territorit afgan. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, ka thënë se vendi ndodhet në një moment kthese.
Ai ka deklaruar para gazetarëve se duhet të gjendet një shtegdalje për Afganistanin e zhytur në krizë të thellë ekonomike. Ai ka thënë se paratë kesh mund të kanalizohen nëpërmjet fondeve të besimit të Kombeve të Bashkuara.
OKB-ja ka shprehur shqetësim të veçantë për shkeljen e të drejtave elementare të grave afgane nga talebanët.