Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH: Koronavirusi nuk mund të përhapet nga një rrjedhje laboratorike kineze

"Është jashtëzakonisht e pamundur" që koronavirusi të përhapet nga një rrjedhje laboratorike kineze dhe nuk ka nevojë për ndonjë punë tjetër për të hetuar këtë teori, ka dalë në përfundim Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja ka thënë se hetimi i vazhdueshëm për origjinën e Sars-CoV-2 kishte zbuluar informacione të reja por nuk kishte ndryshuar në mënyrë dramatike pamjen në Wuhan, ku virusi besohet të ketë dalë për herë të parë.

Ishte pohuar se shkencëtarët në Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV) po eksperimentonin me një virus gjenetikisht të ngjashëm me Sars-CoV-2 para se të dilte në komunitetin përreth, raporton Independent.

Kina e ka hedhur poshtë fuqimisht këtë tezë dhe ka promovuar teori të tjera që virusi mund të ketë origjinën diku tjetër.

OBSH tha se kishte inspektuar nga afër WIV-in, duke arritur në përfundimin se "ishte shumë e vështirë që ndonjë gjë të mund të shpërthente nga një vend i tillë".

Ekipi ka bërë një seri rekomandimesh për studime të ardhshme për të shqyrtuar origjinën e virusit.