Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja rekomandon studimin e teorisë se COVID-19 u shpërnda aksidentalisht nga laboratori

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar të enjten që të kërkohet një hetim më i thellë mbi teorinë e rrjedhjes laboratorike të COVID-19, në mënyrë që të ndihmohet në zbulimin e origjinës së kësaj pandemie, shkruan AP-ja.

Ky qëndrim ka shënuar përmbysje të vlerësimit fillestar të OBSH-së për origjinën e pandemisë, pasi më parë kishte nënvlerësuar teorinë e rrjedhjes laboratorike të këtij infeksioni.

Gjatë vitit të kaluar, kjo organizatë ka arritur në përfundim se “është e pamundur që COVID-19 të shpërndahet nga një laborator në Wuhan”. Ndërsa, në një raport të publikuar të enjten, grupi i ekspertëve të OBSH-së ka thënë se pjesa bazë e të dhënave për të shpjeguar fillimin e pandemisë ende mungon.

Sipas këtij grupi ekspertësh, meqenëse aksidentet laboratorike në të kaluarën kanë shkaktuar disa shpërthime, kjo teori nuk mund të përjashtohet.

Pas shumë kritikash, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka pranuar se është e ngutshme të përjashtohet mundësia e rrjedhjes laboratorike, ndërsa ka kërkuar nga Kina që të jetë më transparente në ndarjen e informacioneve.

Edhe OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in Botë OBSH-ja i kërkon Kinës t’i ndajë të dhënat për COVID-in

Kina e ka quajtur “të pabazë ” dyshimin se COVID-19 mund të ketë filluar në një laborator.

OBSH-ja ka bërë të ditur se tre nga ekspertët e saj, shkencëtarë nga Kina, Brazili dhe Rusia, nuk u pajtuan me thirrjen për të hetuar mundësinë e shkaktimit të COVID-it nga laboratori.