Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se forcat izraelite më herët kanë lëshuar urdhër për evakuim në zonat Jnah të Bejrutit, që përfshin spitalin qendror publik Rafik Hariri dhe spitalin Al Zahraa.
Përfaqësuesi i OBSH-së në Liban ka thënë se Izraeli ka ofruar “garanci” pas bisedimeve me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara se forcat izraelite nuk do t’i sulmojnë spitalet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, mjeku Abdinasir Abubakar ka thënë së zyrtarët e Kombeve të Bashkuara “kanë marrë garancë se këto dy spitale nuk do të sulmohen”.
Abubakar ka shtuar se forcat izraelite kanë paralajmëruar se “autoambulancat do të sulmohen”. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka shkruar në X se Hezbollahu po i përdor autoambulancat për qëllime terroriste. Abubakar ka thënë se OBSH-ja nuk ka mundur t’i konfirmojë këto pretendime të Izraelit.