Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Objekti ushtarak që ra në pyllin e Polonisë ishte raketë ruse

Një objekt ushtarak i gjetur në një pyll në Poloni në prill, zbulohet se ka qenë një raketë ruse KH-55.

Polonia ka qenë në gatishmëri për shpërndarje të mundshme të copave të armëve nga lufta në Ukrainën fqinje, veçanërisht pasi dy persona u vranë afër kufirit në nëntor nga ajo që Varshava tha se ishte një raketë mbrojtjeje ukrainase e lëshuar gabimisht, raportoi Reuters. 

Autoritetet polake thanë se “objekti ushtarak” ishte gjetur në një pyll, por s’patën dhënë detaje të tjera.

Ishte thënë se nuk kishte as shenja se kishte ndodhur ndonjë shpërthim në atë zonë.

Artikuj të ngjashëm