Prokurorët dhe personeli nga shërbimi i sigurisë në Poloni po hetojnë mbetjet e një objekti ajror ushtarak që është gjetur në pyje në qendër të vendit.
Shërbimet e sigurisë janë alarmuar për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Megjithatë Ministria e Mbrojtjes ka thënë se objekti i gjetur nuk paraqiste rrezik për banorët, raportoi AP.
Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, ka thënë se hetimin po e drejtojnë ekspertë ushtarakë, policë dhe agjentë ushtarakë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se çfarë lloji mund të jetë objekti.
Artikuj të ngjashëm
-
Polonia s’e kupton ç’po ndodh, në hapësirën ajrore i futet një objekt
-
Objekti ushtarak që ra në pyllin e Polonisë ishte raketë ruse
-
Një helikopter ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë
-
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
-
Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës