Ministria e Mbrojtjes së Polonisë ka thënë të shtunën se ka detektuar një objekt në hapësirën ajrore polake që ka fluturuar brenda nga drejtimi i Bjellorusisë, dhe se ka mundësi që të jetë balon vëzhgues.
Ministria tha se kontakti i radarit me objektin humbi pranë qytetit polak, Rypin.
Shtoi se Forcat e Mbrojtjes Territoriale ishin zhvendosur për ta kërkuar objektin, raportoi AP.
Ky rast vjen pas dy hyrjeve të tjera në hapësirën ajrore të Polonisë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Në nëntor, dy polakë u vranë kur një raketë ra në Poloni, si rezultat i përpjekjes së forcave ukrainase për të zmbrapsur një sulm nga Rusia.
Polonia po përballet edhe me pyetje për një objekt që ra në territorin e saj në dhjetor, por që u gjet vetëm në prill.
-
Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës
-
Bjellorusia pretendon se dronët rusë në Poloni “kanë humbur rrugën”
-
Polonia raporton për shkelje të hapësirës së saj ajrore pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës
-
Polonia nis kërkimin tokësor pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia
-
Polonia rrit gatishmërinë pasi një objekt i paidentifikuar hyri në hapësirën ajrore nga Ukraina