Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polonia nis kërkimin tokësor pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

Polonia ka nisur një operacion kërkimi për elementët e një rakete të dyshuar ruse e cila u tha se kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit të premten në mëngjes.

“Ne informojmë se më 30 dhjetor do të kryhet një kërkim tokësor në Voivodeshipin e Lublinit për elementë të mundshëm të objektit që shkeli hapësirën ajrore polake dje”, shkroi komanda operacionale e ushtrisë polake në platformën e mediave sociale X.

Ushtria polake tha se qëllimi i kërkimit është të konfirmojë përfundimisht se asnjë element i objektit nuk ka mbetur në territorin polak.

Zyrtarët ushtarakë polakë thanë të premten se objekti ishte larguar nga hapësira ajrore e vendit brenda tre minutave pas hyrjes nga drejtimi i kufirit me Ukrainën.

“Pala ukrainase dhe aleatët fillimisht kanë konfirmuar të dhënat tona të radarit se objekti ishte larguar nga territori polak”, tha një zëdhënës i komandës operacionale për Reuters.

Kërkimi është planifikuar të vazhdon deri në orën 19:00, pasi u ndalua gjatë natës, shtoi ai.

Edhe Polonia raporton për shkelje të hapësirës së saj ajrore pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës Botë Polonia raporton për shkelje të hapësirës së saj ajrore pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës

Rreth 480 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale do të merrnin pjesë në kërkimin pranë qytetit Zamosc në Poloninë juglindore.

Të premten në mbrëmje, Ministria e Jashtme e Polonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë, duke kërkuar një shpjegim për shkeljen e hapësirës ajrore të saj nga një raketë e drejtuar.