Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Obama vazhdon kritikat ndaj Trumpit rreth menaxhimit të krizës pandemike

Foto: EPA

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama e ka kritikuar pasuesin e tij, Donald Trump, për mënyrën se si e ka menaxhuar krizën pandemike.

Në një fjalim online, për të diplomuarit e kolegjeve, ai ka thënë se pandemia amerikane ka dëshmuar që shumë zyrtarë “as që po shtiren se janë në krye të gjendjes”, raporton BBC, transmeton KOHA.

Është kjo hera e dytë që Obama ka kritikuar mënyrën se si është menaxhuar pandemia në SHBA.

Ai më herët ka thënë se reagimi ka qenë “katastrofë absolutisht kaotike”, gjatë një tele-konference, javën e kaluar.