Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, i kanë dhënë mbështetje të madhe Kamala Harrisit, në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike.
Ata u kërkuan votuesve të mbështesin një “kapitull të ri” me të, në fjalimet e radhës në një arenë të mbushur plot në Chicago, raporton BBC.
Sondazhet nxjerrin Harrisin me epërsi të lehtë ndaj Donald Trumpit në nivel kombëtar.
Në fjalimin e saj, Michelle Obama u tall drejtpërdrejt me kandidatin republikan, Donald Trump, duke e pyetur nëse ai e dinte se po kandidonte për një “punë për të zinj
Kandidati republikan është kritikuar pasi kishte deklaruar më parë se emigrantët po marrin “punë për të zinj
Ndërkohë, protestat jashtë konsullatës izraelite në Chicago u tensionuan pasi shpërthyen përleshjet ndërsa demonstruesit marshuan drejt policisë.
Konventa katërditore emëron zyrtarisht Harrisin si kandidaten demokrate për presidente, ndërkaq Donald Trumpi mbajti kongresin e tij muajin e kaluar, pak pasi i mbijetoi një atentati.
-
Michelle Obama u thotë burrave se një votë për Trumpin është votë kundër grave
-
Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin
-
Obama i jep mbështetje Kamala Harrisit
-
Obama pritet ta paraqesë mbështetjen e tij për Kamala Harrisin
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë