Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dhënë mbështetje zëvendëspresidentes Kamala Harris që të jetë e nominuara presidenciale e demokratëve, duke i dhënë fund spekulimeve nëse ai do ta mbështeste atë.
Obama në deklaratë të përbashkët me ish-zonjën e parë, Michelle Obama, kanë thënë se besojnë se Harrisi ka “vizionin, karakterin dhe fuqinë që e kërkon ky moment kritik”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoObama raportohet se ka qenë në mesin e mbi 100 demokratëve më të shquar me të cilët Harris ka folur pasi presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale, raportoi BBC.
Harris tashmë ka siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë për ta bërë atë kandidate zyrtare.
“Pajtohemi me presidentin Biden. Zgjedhja e Kamalas ishte një nga vendimet më të mira që ka bërë”, thuhet në deklaratën e çiftit Obama.