Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni voton

Presidenti amerikan, Joe Biden

Joe Biden duke votuar

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Joe Biden ka votuar për zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris në garën e saj kundër republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, me gati një javë para ditës së votimit, raporton CNN.

Presidenti, i cili ka hequr dorë në korrik nga kandidatura e tij për rizgjedhje, është shfaqur në një qendër votimi në shtetin e tij të lindjes, Delaware. Ai është parë duke pritur për 40 minuta në një radhë që shtrihej jashtë qendrës së votimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur pasi ka votuar nëse momenti ishte i hidhur për të – supozohej të ishte emri i Bidenit në fletëvotim vetëm disa muaj më parë – presidenti është përgjigjur se ishte “thjesht e këndshme”.

Ai e ka përsëritur besimin se zëvendëspresidentja Kamala Harris do t’i fitojë zgjedhjet.

Bideni është pyetur gjithashtu nga gazetarët për dhënien e parave nga Elon Musk, me vlerë prej 1 milion dollarësh, të cilën e ka përshkruar si “krejtësisht të papërshtatshme”.