Kamala Harris, vajzë e imigrantëve që u bë zëvendëspresidentja e parë në historinë e SHBA-së, siguroi zyrtarisht nominimin presidencial demokrat - duke u bërë edhe gruaja e parë me ngjyrë që drejton një parti të madhe.
Emërimi i Harrisit u bë zyrtar pas një raundi pesëditor të votimit në internet nga delegatët e Konventës Kombëtare Demokratike që përfundoi të hënën mbrëma. Në një deklaratë të lëshuar nga Partia Demokratike, thuhet se 99% e delegatëve kanë votuar për Harrisin, shkuan AP.
Kurorëzimi i Harris-it si kandidate e partisë së saj mbyll një periudhë të trazuar dhe të furishme për demokratët, e nxitur nga performanca katastrofike e presidentit Joe Biden në debatin e qershorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi përgatitet për emërimet e posteve kryesore, Harrisi zotohet ta ndihmojë tranzicionin
-
Kamala Harris: Nga drejtësia e politika, drejt historisë
-
Harris premton të jetë një presidente për të gjithë amerikanët
-
Harrisi u drejtohet sonte demokratëve në fjalimin më të madh përpara zgjedhjeve
-
Harrisi para Trumpit në tri shtete kyçe