Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Belgjikë e kalon shifrën 10 mijë

Numri i të vdekurve në Belgjikë nga COVID-19 e ka kaluar shifrën 10 mijë të mërkurën, sipas të dhënave të Institutit Shëndetësor Sciensano, raporton agjencia Reuters.

Belgjika kishte ngadalësuar me sukses përhapjen e COVID-19 me anë të masave kufizuese që vendosi në pranverë. Por, prapë ka një prej shifrave më të larta të vdekurve për kokë banori në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sciensano ka thënë se shifra zyrtare e të vdekurve në Belgjikë nga COVID-19 ka arritur në 10.001.

Ndërkohë shteti që numëron 11 milionë banorë, në mesatare ka regjistruar nga 1550 të infektuar të rinj për ditë gjatë javës së kaluar.

Megjithë numrit në rritje të infektuarve, Belgjika ka zbutur masat javën e kaluar, duke mos e bërë të obliguar mbajtjen e maskave në ambient të hapur dhe po ashtu ka reduktuar kohën e karantinës për personat me simptoma të COVID-19.

Ndërkohë Sllovakia të mërkurën ka regjistruar numrin më të lartë të infektuarve të rinj brenda një dite. Në 24 orët e fundit në Sllovaki janë regjistruar 567 raste të reja, që është shifra më e lartë të infektuarve në këtë vend që nga fillimi i pandemisë.