Një person ka vdekur në Slloveni si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 15 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë e Sllovenisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 771 mostra.
Numri i të infektuarve është më i ulët se një ditë më parë, kur ishin regjistruar 18 të infektuar të rinj.
Numri i përgjithshëm i ë infektuarve në Slloveni ka arritur në 2223, ndërsa kanë vdekur 125 pacientë. Janë 190 raste aktive.
Në Bullgari janë regjistruar 9 të vdekur e 303 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllovenia shënon 46 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, pritet vazhdimi i masave kufizuese
-
Në Slloveni 41 të vdekur si pasojë e COVID-19, në Kroaci 32
-
Në Kroaci 24 raste të reja me COVID-19 dhe një i vdekur
-
Vdes një person tjetër në Slloveni nga COVID-19
-
Vdes edhe një person nga COVID-19 në Slloveni