Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes edhe një person nga COVID-19 në Slloveni


Të dielën ka vdekur edhe një person nga COVID-19 në Slloveni, duke çuar shifrën totale në 113, shkruan agjencia sllovene "STA".

Në 24 orët e fundit janë bërë 371 testime dhe shtatë kanë rezultuar pozitive.

Të shtunën në Slloveni ishte njoftuar për viktimën e parë nga COVID-19 pas më tepër se një muaj e gjysmë. Por, të dielën ka vdekur edhe një pacient tjetër.

Sllovenia ishte nga vendet e para që shpalli fundin e pandemisë.