Në Slloveni pas më tepër se një muaj e gjysmë është shënuar i vdekuri i parë nga COVID-19, është njoftuar nga agjencia e lajmeve STA.
Është i vdekuri i 112-të në Slloveni si pasojë e COVID-19. Po ashtu nga 480 testimet e bëra, gjashtë kanë rezultuar pozitivë. Në spital janë të hospitalizuar 18 pacientë, por nuk ka asnjë në kujdes intensiv. Në total në Slloveni janë regjistruar 1946 raste me COVID-19.
Sllovenia para disa javëve kishte shpallur fundin e pandemisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një person tjetër në Slloveni nga COVID-19
-
Vdes edhe një person nga COVID-19 në Slloveni
-
1.524 raste të reja me koronavirus në Slloveni, 44 persona vdiqën
-
Në Kroaci 53 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 49
-
Sllovenia shënon 46 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, pritet vazhdimi i masave kufizuese