Autoritetet shëndetësore në Slloveni kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 46 pacientë si pasojë e COVID-19.
Për këtë, Qeveria sot gjatë ditës pritet të vendos për vazhdimin e masave kufizuese.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.767 raste të reja pozitive nga 7.391 mostra të kryera, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë së Sllovenisë, Jelko Kacin përmes një postimi në Twitter.
Prej fillimit të pandemisë, në Slloveni janë shënuar 71.073 raste pozitive me COVID-19, derisa 1245 pacientë kanë vdekur.
Raste aktive në këtë vend janë 20.174.
Artikuj të ngjashëm
-
1.524 raste të reja me koronavirus në Slloveni, 44 persona vdiqën
-
Në Kroaci 53 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 49
-
Në Slloveni 41 të vdekur si pasojë e COVID-19, në Kroaci 32
-
Në Slloveni s’ka qetësi, 2.448 të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Një i vdekur e 15 raste të reja me COVID-19 në Slloveni