Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën se njohja e shtetit palestinez, është “një shpërblim për terrorizmin”.
“Ky do të jetë një shtet terrorist, ai do të vazhdojë që ta kryejë në mënyrë të përsëritur masakrën e 7 tetorit, dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë”, ka deklaruar Netanyahu në një videoadresim të mërkurën, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNorvegjia, Irlanda dhe Spanja kanë thënë të mërkurën se do ta njohin shtetin palestinez.
Izraeli menjëherë e ka denoncuar vendimin dhe i ka tërhequr ambasadorët nga këto shtete.
Ndërkaq, palestinezët e kanë mirëpritur njoftimin, si një njohje për kërkesën e tyre prej dekadash për shtet në Jerusalemin lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Izraeli i ka marrë këto territore në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe ende i kontrollon ato.