Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar të martën që t’u jepet fund luftimeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku si pasojë e përplasjeve kufitare kanë mbetur të vdekur të paktën 49 ushtarë armenas.
Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka ngritur shqetësimet të reja për një luftë tjetër në ish-Bashkimin Sovjetik, raportoi Reuters të martën.
Rusia, SHBA-ja dhe Franca kanë bërë thirrje për përmbajtje, pas luftimeve më vdekjeprurëse që kur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtë-javore mbi enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut, në vitin 2020.
Armenia ka deklaruar se disa qytete afër kufirit me Azerbajxhanin, përfshirë ato Jermuk, Goris dhe Kapan, janë bombarduar në orët e hershme të së martës.
Ndërkohë Azerbajxhani ka deklaruar se është sulmuar nga Armenia.
“Është e vështirë të mbivlerësohet roli i Federatës Ruse, roli i Putinit personalisht. Presidenti aktualisht është duke bërë çdo përpjekje për të ndihmuar në depërshkallëzimin e tensioneve në kufirin mes dy vendeve”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Edhe
Putini i gatshëm të ndihmojë në arritjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë
Në shkurt të këtij viti, Rusia ka dërguar qindra e mijëra trupa brenda Ukrainës, duke nisur pushtimin më të madh në Evropë që kur ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore.
Rusia e cila operon me një bazë ushtarake në Armeni, ka dërguar mijëra paqeruajtës në rajon në vitin 2020, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gjatë të cilës Azerbajxhani ka bërë përparime të madhe territoriale rreth dhe në Nagorno-Karabak.
Ndërkaq, Turqia e mbështet Azerbajxhanin politikisht dhe ushtarakisht.