Do Kwon, njëri nga më të kërkuarit në botë është arrestuar në Podgoricë të enjten, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq.
“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe shefi i Terraform Laps me bazë në Singapor”, shkroi Axhiq.
“Ish-mbreti i kriptomonedhës, i cili qëndron pas humbjeve që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara. Kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori”, ka shkruar Axhiq.
Do Kwon ishte kërkuar nga Interpoli për rolin e tij në kolapsin prej 40 miliardë dollarësh të Terra Luna gjatë majit 2022.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekstradohet në SHBA “mbreti i kriptovalutave”
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin e “mbretit të kriptovalutave” në SHBA
-
“Mbreti i kriptovalutave” do të ekstradohet nga Mali i Zi në Kore të Jugut
-
Ish-magnati i kriptovalutave dënohet me 15 vjet burgim për mashtrim 40 miliardë dollarësh
-
“Mbreti i kriptovalutave” pranon fajësinë për mashtrimin multimiliardësh