Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Mbreti i kriptovalutave” pranon fajësinë për mashtrimin multimiliardësh

Do Kwon

Foto: Associated Press

Shefi i platformës “Terraform Labs”, që operonte me dy kriptovaluta të cilat dështuan më 2022, ka pranuar fajësinë për dy akuza për mashtrim miliardësh.

Do Kwon nga Koreja e Jugut akuzohet se ka ndihmuar në krizën e kriptovalutave që u kushtoi investitorëve më shumë se 40 miliardë dollarë. Në platformë operohej me dy kriptovaluta – “Terra USD” dhe “Luna”.

SHBA-ja e ka akuzuar Kwonin si përgjegjës për dështimin e dy kriptomonedhave. Ai akuzohet se ka orkestruar mashtrimin e aseteve kriptografike me vlera shumë miliardë dollarëshe.

Si pjesë e pranimit të fajësisë, prokurorët nuk kanë kërkuar dënim më të madh se 12 vjet.

Kwon pritet të marrë dënimin më 11 dhjetor.

Edhe Ekstradohet në SHBA “mbreti i kriptovalutave” Botë Ekstradohet në SHBA “mbreti i kriptovalutave”

Ai pranoi fajin në një gjykatë në New York, pas arrestimit në Mal të Zi në mars të vitit 2023.

Adhuruesit e “Lunës” u bënë të njohur si “Lunatics”, ndërsa Kwonit i referoheshin si “mbret”.

Por, pavarësisht se një sasi e madhe parash u investua në to, më 9 maj të vitit 2022 Terraform Labs u shemb në mënyrë katastrofike, duke humbur më shumë se 99 për qind të vlerës në 48 orë.

Investuesit u përpoqën të merrnin paratë e tyre nga kriptovalutat e tjera, nga frika se mund të ngjajë një gjë e ngjashme.

Vlerësohet se i ashtuquajturi “cryptocrash” rezultoi në humbje të mëdha, qindra miliarda dollarë.

Edhe Ish-magnati i kriptovalutave dënohet me 15 vjet burgim për mashtrim 40 miliardë dollarësh Botë Ish-magnati i kriptovalutave dënohet me 15 vjet burgim për mashtrim 40 miliardë dollarësh

Bitcoini ishte në mesin e kriptovalutave që u prek.

“Terraform Labs” përfundimisht dorëzoi falimentimin në SHBA në janar të vitit 2024.