Fëmijët dhe të moshuarit në Korenë e Veriut janë në rrezik të vdesin nga uria, ka thënë një ekspert i OKB-së.
Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut ka fajësuar sanksionet ndërkombëtare dhe bllokadën nga COVID-19 për shkurtimin e ushqimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTomas Ojea Quintana bëri thirrje që sanksionet, e vendosura për shkak të programeve bërthamore të Koresë Veriore, të hiqen për të parandaluar një krizë.
Koreja e Veriut mendohet se është në krizë të rëndë ekonomike.
Vendi mbylli kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim dhe karburant.
Lideri Kim Jong-un pranoi këtë javë se vendi po përballet me “situatë të zymtë”.
Ka pasur raportime se çmimet e ushqimeve janë ngritur. Në raportimin e fundit, Quintana tha se Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet të shqyrtojë të lehtësojë sanksionet ndërkombëtare dhe të lejojë “ndihmë humanitare dhe shpëtuese”.