Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka kërkuar nga qytetarët që të bëhen gati “për kriza të vështira”, pak kohë pasi grupet e të drejtave të njeriut kishin paralajmëruar se shteti përballet me mungesa të mëdha të ushqimit dhe jostabilitet ekonomik.
Duke folur në një konferencë të partisë së tij, Jong-un ka krahasuar situatën në të cilën ndodhet Koreja Veriore me urinë e famëkeqe vdekjeprurëse të vitit 1990.
Shteti komunist ka mbyllur të gjithë kufijtë e tij si pasojë e pandemisë me COVID-19. Kjo e ka çuar tregtinë me Kinë dhe jetën ekonomike në ngërç të madh.
Koreja Veriore është gjithashtu në krye të sanksioneve ekzistuese ekonomike ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Pyongyangut.
Në fillim të kësaj jave, lideri Jong-un kishte paralajmëruar se shteti po përballet me “situtatën më të keqe të mundshme” dhe “shumë sfida”.
-
Koreja e Veriut përgatit ushtrinë kundër SHBA-së
-
Kim Jong Un e pranon "krizën ushqimore" në Korenë e Veriut
-
Njerëzit në Korenë e Veriut janë në rrezik për vdekje nga uria, thotë eksperti i OKB-së
-
Kim Jong-un u bën thirrje zyrtarëve të merren me çështjen e furnizimit me ushqim
-
Kim Jong-un përgatitet për “konfrontim” me SHBA-në