Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong-un u bën thirrje zyrtarëve të merren me çështjen e furnizimit me ushqim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u bëri thirrje zyrtarëve të tij që të merren me çështjet e furnizimit me ushqim dhe theksoi rrezikun e ndryshimit të klimës.

Tajfunët vitin e kaluar ndikuan keq në të mbjellat vitale në Kore të Veriut, ndërsa javët e thatësirës të ndjekura nga shirat e dendur musone i kanë dëmtuar edhe këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se masat për të kapërcyer "klimën jonormale" ishin të nevojshme, dhe u kërkoi gjithashtu zyrtarëve të trajtojnë thatësirën dhe përmbytjet.

Komentet e tij erdhën në një fjalim në Byronë Politike të partisë në pushtet.

Kim kishte thënë se "rreziku" i ndryshimit të klimës ishte bërë "më i lartë vitet e fundit, duke shtuar se "veprime urgjente" duheshin ndërmarrë.

Kim gjithashtu bëri thirrje për përmirësime në infrastrukturën e menaxhimit të përmbytjeve të vendit duke thënë: "Përmirësimi i lumenjve, pyllëzimi për kontrollin e erozionit, mirëmbajtja e gropave dhe projekteve të argjinaturës së baticës, duhet të kenë përparësi’’.

Përveç dëmit të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, ekonomia e Koresë së Veriut është goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, si dhe mbylljet e kufijve dhe bllokimet e ashpra për të parandaluar përhapjen e Covid.

Edhe pse Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19, ajo ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka vendosur bllokime.

Mbyllja e kufirit ka ndikuar në importet vitale nga Kina.