Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un e ka pranuar formalisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa në ushqime.
Në një takim që ka pasur me udhëheqësit e lartë të pushtetit, Kim ka deklaruar se “situata me ushqimin po përkeqësohet”.
Sipas tij, sektori agrikulturor ka dështuar që të arrijë caqet e parapara për drithërat, si pasojë e tajfunëve të cilët kanë shkaktuar vërshime.
Sipas raporteve, çmimet e ushqimeve në Korenë Veriore janë rritur dukshëm, derisa NK News raporton se një kilogram banane tashmë kushton 45 dollarë.
Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë e saj për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Si rezultat i kësaj, edhe tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant.
Koreja është nën sanksione ndërkombëtare të imponuara për shkak të programeve të saj nukleare.
-
Kim Jong Un e pranon "krizën ushqimore" në Korenë e Veriut
-
Njerëzit në Korenë e Veriut janë në rrezik për vdekje nga uria, thotë eksperti i OKB-së
-
Kim Jong-un u bën thirrje zyrtarëve të merren me çështjen e furnizimit me ushqim
-
Kim Jong-un paralajmëron qytetarët se shteti është në krizë të madhe ekonomike
-
Trumpi rrit në 25% tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut