Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për bashkë, “dialog dhe konfrontim” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe “veçanërisht të përgatitet plotësisht për konfrontim”.
Këto deklarata janë të parat që Kim direkt komenton administratën e presidentit amerikan Joe Biden, ka raportuar mediumi shtetëror KCNA, transmeton BBC.
Koreja e Veriut më parë nuk i pati përfillur përpjekjet e administratës amerikane për të vendosur komunikim diplomatik.
Në një takim me liderët e lartë, Kim tha se ata duhet “veçanërisht të përgatiten plotësisht për konfrontim në mënyrë që të mbrojnë dinjitetin e vendit dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur”, si dhe të garantojë mjedis të qetë dhe sigurinë e Koresë Veriore.
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Kim Jong un zotohet për politikë më të ashpër kundër SHBA-së
-
Kim Jong Un kërcënon me armë bërthamore
-
Kim Jong-un paralajmëron “rritjen e fuqisë bërthamore” për ta rivalizuar SHBA-në
-
Kim Jong Un kërkon nga ushtarët që të jenë “më shumë se kurrë” të përgatitur për luftë