Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong un zotohet për politikë më të ashpër kundër SHBA-së

Kim Jong un

Foto: Associated Press

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka sulmuar SHBA-në, Japoninë dhe Korenë e Jugut në takimin e tij të fundvitit të partisë në pushtet.

"Aleanca midis SHBA-së, Japonisë dhe ROK-ut është zgjeruar në një bllok ushtarak bërthamor për agresion dhe ROK është kthyer në një postë antikomuniste të SHBA-së”, ka deklaruar ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut tha se takimi u mbajt nga 23-27 dhjetor.

"Ky realitet tregon qartë se në cilin drejtim duhet të përparojmë dhe çfarë duhet të bëjmë dhe si," raportoi KCNA herët të dielën.

Raporti zyrtar tha gjithashtu se “fjalimi përmbyllës sqaroi strategjinë për politikë më të ashpër anti-SHBA".

“Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive nga DPRK për interesat dhe sigurinë e saj afatgjatë kombëtare”, citohet të ketë thënë Jong-un.

Nuk janë përmendur as presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, apo lideri rus, Vladimir Putin, i cili bëri një vizitë të shkurtër në Korenë e Veriut në vitin 2024.