Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong-Un shuan planet për bashkimin e Koreve

FBI: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 600 milionë dollarë në kriptovaluta

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se unifikimi me Jugun nuk është më i mundur dhe se Kushtetuta duhet të ndërrohet me qëllim që ta shpallë fqinjën si armiken kryesore.

Diktatori verikorean ka thënë se tri organizata që kanë punuar për riunifikimin do të mbyllen, raportoi AP. 

Presidenti i Koresë së Jugut ka deklaruar se do të reagojë shumëfish më shumë ndaj çdo provokimi nga Veriu. Dy Koretë janë ndarë që nga lufta e Koreve në vitin 1953. Dy shtetet nuk kanë nënshkruar Traktatin e Paqes dhe teknikisht ende janë në luftë.

Në një fjalim në Asamblenë Supreme, lideri verikorean ka deklaruar se Kushtetuta duhet të ketë një amendament për t’ua bërë me dije bashkëkombësve të tij se Koreja Jugore është armikja kryesore e tyre. Ai ka thënë se nuk dëshiron luftë, por nuk ka qëllim që ta shmangë atë.

Shteti diktatorial në muajt e fundit ka testuar disa raketa balistike, duke nxitur reagimin e Koresë Jugore. Presidenti jugkorean ka deklaruar se në rast të ndonjë provokimi ushtria e shtetit të tij është e gatshme që të reagojë.