Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Disa njerëz të bllokuar në një qendër tregtare pas tërmetit në Japoni

Termet

Foto: Associated Press

Një numër i madh njerëzish kanë mbetur të bllokuar brenda një qendre tregtare që është dëmtuar nga një tërmet i fuqishëm të martën në Japoninë jugperëndimore.

Në qytezën Kashima, "kati i dytë i një kompleksi tregtar është shembur, duke lënë shumë njerëz të bllokuar brenda", ka njoftuar departamenti lokal i zjarrfikësve.

Më herët, policia ka deklaruar se kishte marrë njoftime për atë që dukej si një shpërthim në qendrën tregtare "Aeon Mall" në rajonin e Kumamotos, por nuk ishte në gjendje të jepte informacione shtesë mbi dëmet apo viktimat e mundshme.

Këto njoftime vijnë pasi një tërmeti me magnitudë 7.1 goditi Japoninë jugore.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), tërmeti e kishte epiqendrën në një thellësi prej 10 km dhe ka goditur prefekturën Kumamoto në orën 16:27 me kohën lokale.

Edhe 30 të vdekur nga tërmeti në Japoni Botë 30 të vdekur nga tërmeti në Japoni

Lëkundja ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm, nivelin e shtatë, në shkallën japoneze të intensitetit sizmik "Shindo", ka bërë të ditur agjencia. Edhe pse fillimisht agjencia ka lëshuar një paralajmërim për cunami me valë prej një metri, më pas e ka tërhequr atë.

Në vitin 2016, Kumamoto është goditur nga dy tërmete shkatërruese, njëri me magnitudë 6.5 dhe tjetri me magnitudë 7.3 dy ditë më vonë, të cilët kanë shkaktuar vdekjen e 273 personave dhe plagosjen e mbi 2.800 të tjerëve.

Lexo përditësimet tjera
Termet

Japonia goditet nga një tërmet prej 7.1 shkallë të Rihterit

Një tërmet me magnitudë 7.1 shkallë të Rihterit ka goditur prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë të...