Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi Vanuatun

Tërmet

Një tërmet me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter goditi një zonë 40 kilometra në perëndim të qytetit Port-Orly, në shtetin ishullor Vanuatu në Oqeanin Paqësor, njoftoi sot Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

"Valët e cunamit që arrijnë 0.3 deri në një metër mbi baticën e lartë janë të mundshme për pjesë të bregdetit të Vanuatu," tha në një deklaratë Qendra e Paralajmërimit të Cunamit.