Derisa njerëzit në të gjithë Kaliforninë jugore po tentojnë të strehohen pas goditjes nga uragani “Hilary”, një tërmet me magnitudë 5.1 ballë e ka goditur vendin.
Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Los Anxhelosit, teksa bëhet e ditur se nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, raportoi të hënën BBC-ja.
Kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, ka thënë se mbi 100 stacione zjarrfikëse po kontrollonin ndërtesat për dëmtime.
Tërmeti ka goditur në të njëjtën kohë me ciklonin posttropikal Hilary, i cili la shumë banorë të pasigurt se ku duhet të kërkonin strehim.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, me më shumë se 7,500 trupa të dislokuara për të ndihmuar njerëzit të përgatiten për stuhinë.
Edhe
Rrugë të përmbytura dhe vetura të bllokuara nga stuhia “Hilary” në Kaliforni dhe Meksikë
Banorët në qarkun San Bernadino u evakuuan për shkak të reshjeve intensive dhe Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për përmbytje kërcënuese në qarkun Ventura.