Përditësim 21:45 - Qendra kombëtare amerikane për cunami ka pezulluar alarmin për cunami në Kaliforni dhe Oregon, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të enjten.
Pavarësisht kësaj, qytetarëve u është kërkuar të rrinë në zona jo të rrezikuara. Më shumë se 10 mijë njerëz veçse kanë mbetur pa energji elektrike në Humboldt të Kalifornisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Kalifornisë Veriore të enjten dhe autoritetet kanë paralajmëruar për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ka pasur fuqi 7 shkallë të Rihteerit.
Tërmeti goditi në orën 10:44, sipas kohës lokale.
Autoritetet kanë paralajmëruar për cunami. Sipas Shërbimit Gjeologjik cunami nuk ka rrezik të jetë i fuqisë së madhe.
Pas tërmetit të fuqishëm, është raportuar edhe për paslëkundje të tjera.
Nuk është raportuar për dëme.