Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një serb dënohet për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë

Shtetasi serb Vllado Staniq u dënuar me një vit burgim për pjesëmarrje në luftën në territorin e Ukrainës më 2015.

Më 15 korrik të këtij viti, Staniq ishte arrestuar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla” dhe më pas ai pranoi para autoriteteve se kishte marrë pjesë në luftë.

Siç shpjegoi gjykatësja gjatë shqiptimit të dënimit më 9 shtator, Staniqit iu shqiptua dënimi minimal për akuzën për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur në një shtet të huaj, për shkak se luftës iu bashkua si pjesë e një grupi.

Koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim.

Përveç dënimit me një vit burgim, Staniqit iu konfiskuan edhe dokumentet e udhëtimit.

Edhe Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner Rajon Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner

Ai është liruar nga burgu dhe do të ftohet që më vonë të vuajë dënimin.

Avokatja e Staniqit, Katarina Ninkoviq, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se do të apelojë vendimin.

“Ne besojmë se këtu nuk ka ndonjë krim të vërtetë sepse në kohën kur u krye krimi, klienti im nuk e dinte se kjo ishte shkelje penale. Kjo pasi, vepra penale për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur është futur në legjislacion më 2014. Ai e kreu krimin më 2015 gjashtë muaj pasi legjislacioni ishte prezantuar”, tha ajo.

Sipas aktakuzës, në mars të vitit 2015 Staniq në mënyrë vullnetare iu bashkua forcave pro-ruse në lindje të Ukrainës si pjesë e formacionit paramilitar të Regjimentit Hussar.

Sipas raportimeve, në një qytet në Donbas – që është nën kontrollin e forcave pro-ruse – ai kishte kontrolluar të gjithë makinat dhe pasagjerët që hynin në atë zonë. Ai ka shërbyer në një pikë kontrolli, duke mbajtur të veshur uniformën e të ashtuquajturës Republikë Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut, u tha në aktakuzë.

Sipas një vlerësimit të Ambasadës ukrainase në Serbi, mbi 300 shtetas serb shkuan për të luftuar përkrah forcave pro-ruse në konfliktin në lindje të Ukrainës që nisi më 2014.

Edhe Një muaj paraburgim për një kosovar të ndaluar në Serbi nën dyshime për krime lufte Arbëri Një muaj paraburgim për një kosovar të ndaluar në Serbi nën dyshime për krime lufte

Pjesëmarrja në luftëra të huaja në Serbi u bë vepër penal më 2014 dhe persona që legjislacioni parasheh dënim deri në dhjetë vjet burgim.

Në periudhën 2015-2018, Serbia dënoi 32 persona për pjesëmarrje në luftën në lindje të Ukrainës. Më 2021, një person u dënua për organizim të udhëtimit për në fushëbetejat në Ukrainë./ REL