Irani dhe SHBA-ja i janë afruar edhe më shumë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, ndërsa ndërmjetësues nga Katari kanë udhëtuar drejt Tehranit të dielën për të finalizuar marrëveshjen, sipas dy zyrtarëve rajonalë.
Zyrtarët, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm se SHBA-ja dhe Irani më në fund po i afrohen një marrëveshjeje që mund të ndalë armiqësitë që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, mbyllja e së cilës ka shkaktuar trazira në tregjet botërore.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, kanë deklaruar të shtunën se marrëveshja do të nënshkruhej të dielën, ndërsa zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, ka thënë se kjo mund të ndodhte gjatë ditëve në vijim. Trumpi ka shtuar për më tepër se Ngushtica e Hormuzit do të hapej menjëherë pas nënshkrimit.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në mënyrë elektronike, pa një ceremoni fizike, megjithëse ende nuk është e qartë se kur dhe si do të realizohet nënshkrimi.
Marrëveshja nuk i zgjidh çështjet më të vështira midis SHBA-së dhe Iranit, përfshirë programin bërthamor iranian apo asetet e ngrira të Iranit, por ofron një kornizë 60-ditore për diskutime teknike mbi këto tema, sipas zyrtarëve pakistanezë dhe rajonalë të njohur me negociatat në vazhdim.
Çështjet bërthamore dhe të tjera mbeten për t’u zgjidhur.
Trump: Marrëveshja SHBA-Iran pritet të nënshkruhet të dielën
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund përplasjeve mes Shteteve...-
Trump: Marrëveshja SHBA-Iran pritet të nënshkruhet të dielën
-
Trumpi pret nënshkrimin e marrëveshjes të dielën, Irani më i rezervuar
-
Irani propozon marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 7 ditësh
-
Trumpi thotë se Irani s’është i gatshëm të arrijë “marrëveshjen e duhur”
-
Përfundon afati 60-ditor për një marrëveshje SHBA-Iran, paqja më larg se kurrë