Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë jashtë një qendre të vaksinimit, të hënën në Paris.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia frenceze e lajmeve AFP.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë se sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Një numër i madh i forcave policore ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk dihen ende motivet e sulmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të shtëna në Paris, një i vrarë e disa të plagosur
-
Policia franceze qëllon për vdekje një sulmues në periferi të Parisit
-
Një turist vritet dhe një tjetër plagoset në një sulm në Paris
-
Dy të vrarë e katër të plagosur nga të shtënat në qendër të Parisit
-
Dy qendra vaksinimi në Francë shkatërrohen nga protestuesit