Një person u plagos e infrastruktura pranë portit ukrainas Odesa u dëmtua, si pasojë e një sulmi me dron dhe një rakete ruse mbi këtë rajon, ka bërë të ditur kreu rajonal, Oleh Kiper.
Sulmi i mbrëmshëm ka dëmtuar edhe infrastrukturën portuale, një depo gruri dhe një ndërtesë tjetër të zbrazët që dikur ishte hotel. Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës ka shpërndarë një video që tregon zjarrfikësit në ndërtesën e hotelit duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar gjithashtu sulme ukrainase gjatë natës, duke thënë se dronët u rrëzuan mbi pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, mbi Krime dhe mbi rajonet ruse të rajoneve Kursk dhe Belgorod. Nuk u përmend për asnjë vdekje.