Një haker ka siguruar qasje të paautorizuar në sistemin e kontrollimit të ujit të pijshëm në një qytet të Floridas me më shumë se 15 mijë banorë dhe ka provuar ta kontaminojë atë me kemikate helmuese.
Rasti, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, ka ndodhur pasi që sistemet janë bërë përherë më të kompjuterizuara dhe të qasshme nëpërmjet Internetit.
Hakeri ka arritur që të futet në sistemin e trajtimit të ujërave në qytetin Oldsmar, duke e përdorur një program të qasjes nga distanca.
Me këtë rast, ai e ka rritur përkohësisht nivelin e sodium hidroksidit për njëqind njësi.
Ky kemikat përdoret për trajtimin e aciditetit të ujit, por komponenti gjendet edhe në pajisjet e pastrimit. Ai mund të shkaktojë iritim, të djegura dhe komplikime të tjera po qe se përdoret në sasi më të mëdha. Autoritetet e kanë vënë re ndërhyrjen me kohë dhe kanë qenë në gjendje që të intervenojnë menjëherë.
-
Mbi 40,000 njerëz evakuohen pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni
-
Mbi 1 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, ndërpritet furnizimi me ujë në Gostivar
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Banorët e Bërnicës së Epërme paguajnë për ujin, e ujë nuk kanë
-
Sulmohet Shën Petersburgu në një sulm të madh me dronë ukrainas