Ngrënia e një peshku të kapur në një lumë apo liqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e barabartë me pirjen e ujit të kontaminuar prej një muaji me kimikate toksike, thuhet në një studim.
Kimikatet e padukshme, të quajtura PFAS, u zhvilluan për herë të parë në vitet 1940 për t'i rezistuar ujit dhe nxehtësisë dhe tani përdoren në artikuj të tillë si tiganët që nuk ngjiten, tekstilet, shkumat kundër zjarrit dhe paketimet e ushqimit, raportoi CBSNews.
Por pashkatërrueshmëria e PFAS do të thotë që ndotësit janë grumbulluar me kalimin e kohës në ajër, tokë, liqene, lumenj, ushqim, ujë të pijshëm dhe madje edhe në trupat tanë.
Ka pasur thirrje në rritje për rregullim më të rreptë për PFAS, të cilat janë lidhur me një sërë çështjesh serioze shëndetësore, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, kolesterolin e lartë, reduktimin e përgjigjeve imune dhe disa lloje kanceri.
Për të zbuluar ndotjen PFAS në peshqit e kapur, një ekip studiuesish analizoi më shumë se 500 mostra nga lumenjtë dhe liqenet në të gjithë SHBA-në midis viteve 2013 dhe 2015.
Edhe
Si të parandalohet helmimi nga tiganët që nuk ngjisin ushqimin
Niveli mesatar i PFAS në peshk ishte 9,500 nanogramë për kilogram, sipas një studimi të botuar në revistën Environmental Research.
Niveli total i PFAS në peshqit e ujërave të ëmbla ishte 278 herë më i lartë se ai që është gjetur në peshqit e shitur komercialisht, tha studimi.