Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i shpërthimit në aeroportin e Kabulit.
Personi, të cilit CBS News i referohej si "Carl", përshkroi se si ai u kujdes për një vajzë pesë-vjeçare e cila vdiq në krahët e tij.
"Pashë shumë njerëz të lënduar dhe njerëz që ishin shtrirë në tokë. Unë pashë një fëmijë dhe shkova tek ajo dhe e mora ta çoja në spital. E çova në spital, por ajo vdiq në duart e mia", rrëfeu ai, duke vlerësuar se mosha e saj ishte rreth pesë vjeç.
"Kjo është zemër-thyese. Ajo që po ndodh tani është zemër-thyese, i gjithë ky vend është shpërbërë. Unë u përpoqa. Unë bëra çmos për ta ndihmuar atë", vijoi përkthyesi.
Artikuj të ngjashëm
-
Mes historive klandestine në Afganistan, njëra bën diferencën
-
Foshnja 9-muajshe e evakuuar nga Afganistani vdes pasi mbërrin në Filadelfi
-
Të paktën pesë të vdekur në Gazë pasi ndihmat ajrore u ranë sipër
-
Vdiq një 5-vjeçare pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak italian në Torino
-
Përkthyesi afgan iku nga talebanët për t’u vrarë në rrugët e Washingtonit