Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë u lënduan të premten, kur paketat e ndihmave të hedhura nga qielli ranë mbi ta në kampin Al Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, sipas një gazetari në vendngjarje që ishte dëshmitar i incidentit.
Khader Al Zaanoun ka thënë për CNN se ai ishte dëshmitar i paketave të ndihmave që binin nga avionët mbi kampin Al Shati, por nuk mund të konfirmojë se cili komb qëndron pas ndihmave ajrore.
Muhammad Al-Sheikh, Shefi i Departamentit të Kujdesit Emergjent në Kompleksin Mjekësor Al Shifa në qytetin e Gazës konfirmoi se pesë persona kanë vdekur në incident.
Disa nga të plagosurit në incident dhe të transferuar në spitalin Al Shifa janë në gjendje të rëndë, sipas Al-Sheikh.
Video e momentit të shpërndarjes së ndihmave përmes aeroplanit:
GAZA: Several Palestinians have been killed by air-dropped humanitarian aid.
— Hamdah Salhut (@hamdahsalhut) March 8, 2024
Others were injured when parachutes attached to the aid failed to open properly. pic.twitter.com/UA7gRa6klV
-
Të paktën tetë të vdekur pranë pikës së ndihmave në Gazë
-
Vriten katër persona të tjerë afër qendrës së ndihmës në Gazë
-
Izraeli vret 27 persona në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza
-
“Luftë” mes banorëve të Gazës për arritjen e ndihmave nga ajri
-
Po prisnin për ndihma, 20 të vdekur e mbi 150 të plagosur në Gazë të enjten