Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Po prisnin për ndihma, 20 të vdekur e mbi 150 të plagosur në Gazë të enjten

Të paktën 20 persona janë vrarë, dhe 155 janë plagosur nga bombardimet izraelite në Gazë, derisa po prisnin për ndihma të enjten, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ushtria izraelite e ka mohuar se qëndron prapa sulmit dhe ka deklaruar se është duke e bërë vlerësimin e rastit, raportoi CNN.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë prej të plagosurve janë ende duke u transferuar në spital, ka thënë Mohammad Ghrab, mjek në njësinë emergjente të spitalit Al Shifa.

Një dëshmitar rasti ka thënë se dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes menjëherë pas rastit tregonin shumë trupa me lëndime të rënda e po ashtu sasi të madhe të gjakut në rrugët me mbeturina rrënimi dhe pluhur.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se incidenti është “rezultat i forcave pushtuese izraelite që synojnë një grumbullim qytetarësh që presin ndihma humanitare për të kënaqur etjen e tyre në rrethrrotullimin e Kuvajtit në Gaza”.