Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë u arrestua pasi iu afrua arkivolit të Mbretëreshës

Një burrë është arrestuar pasi i është afruar arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, nga një radhë zie në sallën Westminster.

Ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim, tha policia metropolitane.

Incidenti në Parlament ndodhi rreth orës 22:00 të së premtes, bëri të ditur policia.

Transmetimi i drejtpërdrejtë me trupin e shtrirë të mbretëreshës u ndërpre për një periudhë të shkurtër gjatë incidentit.

Trupi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II do të qëndrojë në Westminster Hall deri në ditën e funeralit të saj, të hënën.