Mbreti Charles III ka përcjell arkivolin e nënës së tij, Elizabeth II në Westminster Abbey për funeralin e saj.
Atij iu bashkuan anëtarët e familjes së tij teksa po largohen ngadalë nga Westminster Hall, raportoi BBC-ja të hënën.
Udhëheqësit botërorë dhe mbretërit e huajë janë në mesin e 200 vajtuesve të mbledhur për këtë rast.
Arkivoli i Mbretëreshës po përcillet – në të parën nga tre procesionet gjatë gjithë ditës – përmes Sheshit të Parlamentit, një distancë prej rreth 250 m. Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex po ecin krah për krah, pas babait të tyre. Mbreti, ecw së bashku me vëllezërit e motrat e tij, katër fëmijët e Mbretëreshës.
Dy nga stërnipërit e Mbretëreshës, Princi George, 9 vjeç dhe Princesha Charlotte, shtatë vjeç, po ecin gjithashtu pas arkivolit të Mbretëreshës./KSP/
-
Rritet turma që pret arkivolin e Mbretëreshës, e cila do të varroset afër burrit të saj
-
Britanikët e burrështetas botërorë i japin lamtumirën Elizabethës së Dytë
-
Mbreti Charles drejtoi kortezhin e arkivolit të mbretëreshës nëpër Londër
-
Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II niset drejt Edinburgut, mijëra qytetarë në rrugë
-
Festa britanike për kurorëzimin e Mbretit Charles III