Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti Charles drejtoi kortezhin e arkivolit të mbretëreshës nëpër Londër

Mbreti Charles i Tretë ka udhëhequr kortezhin e arkivolit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth ll nëpër Londër, përpara se qindra mijëra njerëz të bënin nderimet e fundit, shkroi “Al Jazeera” të mërkurën.

Gjashtë ditë pas vdekjes së saj në Skoci, trupi i mbretëreshës Elizabeth ll është bartur me një karrocë me kuaj nga shtëpia e saj në Pallatin Buckingham për në Westminster Hall, ku trupi i saj do të qëndrojë për katër ditë të plota deri në funeralin e saj të hënën.

Mbreti, trashëgimtari tij, Princi Uilliam dhe djali i vogël, Princ Harry ecën në heshtje pas karrocës ku ishte vendosur arkivoli.

Mbretëresha Elizabeth ll vdiq të enjten, më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare. Ajo u shpall mbretëreshë në moshën 26-vjeçare dhe e mbajti këtë rol për 70 vjet.