Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet turma që pret arkivolin e Mbretëreshës, e cila do të varroset afër burrit të saj

Elizabeth II

Turma në “Long Walk” tani është rritur edhe më shumë, derisa njerëzit presin mbërritjen e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Qindra personalitete morën pjesë në ceremoninë e funeralit, duke përfshirë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, shkruan BBC-ja të hënën.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II u dërgua në kështjellën Windsor, në vendin ku do të prehet pranë burrit të saj, Princit Filip. Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye me kurorë e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore.

Në një atmosferë emocionesh të thella, Mbretëreshës Elizabeth po i jepet lamtumira nga të afërmit e saj më të afërt me mbretin Charles në krye që shfaqet i mërzitur në Westminster Abbey. Djali i mbretëreshës së ndjerë, ka shkruar një kartolinë në arkivolin e saj: “Në kujtim të nënës sime të dashur dhe të përkushtuar. Charles”. Nuk mungojnë edhe lulet, në nuancat e floririt dhe rozë të prera nga kopshtet e rezidencave mbretërore.

Ceremonia e varrimit do të zgjasë gjatë gjithë ditës. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë njerëz po e ndjekin ceremoninë e varrimit.

Edhe Mbretëria e Bashkuar nis një epokë të re Botë Mbretëria e Bashkuar nis një epokë të re

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.