Arkivoli i Mbretëreshës Elizabetha e Dytë ka nisur rrugëtimin e fundit nga Abacia e Westminsterit drejt Kështjellës Windsor– përderisa turma të mëdha njerëzish janë rreshtuar përgjatë rrugës në shenjë nderimi. Shërbesa e funeralit është mbajtur në Abacinë Westminster – ndërtesa në të cilën ishte martuar dhe ku ishte kurorëzuar. Gjatë shërbesës, arqipeshkvi i Centurburyt ka thënë se Mbretëresha ishte pjesë e të gjithë britanikëve në forma të ndryshme të sundimit të saj 70-vjeçar. Qindra burrështetas e përfaqësues të organizatave të ndryshme, përfshirë ish-kryeministra të mandatuar nga Elizabetha e Dytë, si dhe presidenti amerikan, Joe Biden, dhe liderin francez, Emanuel Macron, po marrin pjesë në funeralin e saj. Arkivoli, i mbështjellë me flamuj, është bartur me nderimet më të larta të Mbretërisë së Bashkuar.
-
Mbretëria e Bashkuar nis një epokë të re
-
Rritet turma që pret arkivolin e Mbretëreshës, e cila do të varroset afër burrit të saj
-
Mbreti Charles III përcjell arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth
-
Rrugëtimi i fundit i Mbretëreshës
-
Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II niset drejt Edinburgut, mijëra qytetarë në rrugë