Një avion ushtarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, ka thënë ushtria suedeze.
Sipas njoftimit, avioni rus SU-24 është paralajmëruar por ka dështuar të përpiqet çka më pas ka bërë që dy avionë suedezë të përgjigjen.
“Veprimet e Rusisë nuk janë të pranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për integritetin tonë territorial. Ne ndoqëm gjithë ngjarjen dhe ishin në gatishmëri për të intervenuar”, ka thënë shefi i Forcës Ajrore suedeze, Jonas Wikman.
Në mars, Suedia zyrtarisht u bë anëtarja e 32-të e NATO-s. Anëtarët e aleancës ushtarake pajtohet që nëse njëri sulmohet, shtetet e tjera i shkojnë në ndihmë.
Ministria e Mbrojtjes së Finlandës së fundmi ka thënë se një avion rus dyshohej se kishte shkelur hapësirën ajrore të saj.
Ryskt stridsflygplan kränkte svenskt luftrum - avvisades av JAS 39 Gripen - Försvarsmakten https://t.co/qrRLv2BI77
— Försvarsmakten (@Forsvarsmakten) June 15, 2024
-
Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
-
NATO-ja në alarm pas hyrjes së aeroplanëve rusë në hapësirën e Lituanisë
-
NATO-ja e ndarë për reagimin ndaj Rusisë
-
NATO-ja do të diskutojë të martën shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Edhe Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia