Një anije luftarake britanike ka rrëzuar një dron nga grupi Houthi që synonte anijen në Detin e Kuq.
Ministria e Mbrojtjes (MM) tha në një deklaratë se HMS Diamond kishte vendosur raketën të shtunën dhe nuk pati të lënduar apo dëme.
Houthitë e mbështetur nga Irani kanë synuar anijet që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin që udhëtojnë përmes rrugës tregtare të Detit të Kuq.
Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet e “pa trembur” nga sulmet.
Në një postim në X ai e ka quajtur sulmin e fundit nga grupi me bazë në Jemen “të paligjshëm”, duke shtuar se “Angazhimi ynë për të mbrojtur jetët e pafajshme dhe lirinë e lundrimit të anijeve është plotësisht i palëkundur”.
Edhe
Rebelët Houthi sulmojnë me raketa një anije në Detin e Kuq
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se: “Këto akte të patolerueshme dhe të paligjshme janë plotësisht të papranueshme dhe është detyrë e jona të mbrojmë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se ky incident është i treti i këtij lloji me HMS Diamond që nga dhjetori – i pari ndodhi më 16 dhjetor dhe i dyti më 10 janar.