Refuzimi i shpejtë nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj përgjigjes së Iranit për një propozim amerikan për paqe, ka shtuar shqetësimet se konflikti 10-javor do të zgjasë dhe do të vazhdojë të paralizojë transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, duke rritur çmimet e naftës të hënën.
Çmimi ndërkombëtar i naftës Brent është rritur me 4.1% në 105.50 dollarë për fuçi, përpara se të binte pak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa ditë pasi Washingtoni paraqiti një propozim që synonte rifillimin e negociatave, Irani publikoi të dielën një përgjigje të përqendruar në përfundimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, ku aleati amerikan, Izraeli, po lufton kundër militantëve të Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Teherani zyrtar ka kërkuar gjithashtu kompensim për dëmet e luftës, të theksohej sovraniteti i tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund bllokadës detare, të garantojnë se nuk do të ketë sulme të tjera, të heqin sanksionet dhe të heqin ndalimin mbi shitjen e naftës iraniane.
Brenda pak orësh, Trumpi ka hedhur poshtë ofertën e Teheranit në një postim në rrjetin social Truth Social.
“Nuk më pëlqen — Plotësisht e papranueshme”, ka shkruar Trumpi pa dhënë detaje të tjera.
Shtetet e Bashkuara kishin propozuar ndalimin e luftimeve përpara nisjes së bisedimeve mbi çështje më të ndjeshme, përfshirë programin bërthamor të Iranit.
Teherani reagoi të hënën duke mbrojtur qëndrimin e tij.
“Qëndrimi ynë është legjitim: kërkojmë fundin e luftës, heqjen e bllokadës amerikane dhe lirimin e aseteve iraniane që janë ngrirë padrejtësisht në banka për shkak të presionit amerikan”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.
“Kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe vendosja e sigurisë në rajon dhe në Liban ishin kërkesa të tjera të Iranit, të cilat konsiderohen një ofertë bujare dhe e përgjegjshme”, ka shtuar ai.
Ngërçi e ka lënë Ngushticën e Hormuzit kryesisht të mbyllur. Para fillimit të luftës më 28 shkurt, nëpër këtë rrugë të ngushtë ujore transportohej një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë dhe që atëherë është bërë një pikë kyç presioni në konflikt.
Ndërprerjet e shkaktuara nga mbyllja pothuajse totale e ngushticës kanë detyruar prodhuesit e naftës të ulin eksportet dhe prodhimi i OPEC ka rënë më tej në prill në nivelin më të ulët në më shumë se dy dekada, sipas një sondazhi të Reuters.
Trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit është reduktuar ndjeshëm krahasuar me periudhën para luftës. Të dhënat e transportit detar nga Kpler dhe LSEG treguan se javën e kaluar vetëm tre cisterna me naftë bruto dolën nga kjo rrugë ujore, me sistemet e gjurmimit të fikura për të shmangur sulmet iraniane.
Përplasje sporadike rreth ngushticës ditët e fundit kanë vënë në provë armëpushimin që ka ndalur luftimet e plota që nga hyrja e tij në fuqi në fillim të prillit.
Ndërkohë Washingtoni ka hasur vështirësi në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare, pasi aleatët e NATO-s kanë refuzuar të dërgojnë anije për të rihapur rrugën ujore pa një marrëveshje të plotë paqeje dhe një mision të mandatuar ndërkombëtarisht.
Hapat e ardhshëm diplomatikë ose ushtarakë mbeten të paqartë. Trumpo pritet të mbërrijë në Pekin të mërkurën, ku Irani pritet të jetë ndër temat e diskutuara me presidentin kinez, Xi Jinping.